Trajneri i Chelsea, Pochetino, ka folur edhe njëherë tjetër për Armando Brojën. Ishte ky njeriu që vendosi që sulmuesi i Shqipërisë të qëndronte te londinezët, duke qenë konkurrenti kryesor për të marrë vendin e Jackson.
“Është ndryshe Armando Broja nga Harry Kane, nuk mund të them dot se është si Kane. Është shumë i vogël, por ka talent. Tani është në dorën e tij të tregoj se mund të luajë në presion të madh dhe se mund të përmirësohet. E kam njohur atë vetëm prej tre muajsh, mund ta krahasoj vetëm me veten e tij që nga ajo kohë.
Por në tre muaj, është përmirësuar në të gjitha aspektet. Tani duhet t’i japim kohë që ai të ndihet gati dhe të na ndihmoj. Duhet të përballoj presionin për të qenë sulmuesi i parë i Chelsea”, tha Pochetino. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/