Derbi i Torinos ka përfunduar me triumfin e Juentusit. Bardhezinjtë mposhtën me rezultatin 2-0 Torinon, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme në Serinë A. Goli i parë u shënua në minutën e 47, atëherë kur Gati e dërgoi topin përtej vijës fatale pas disa tentativave të njëpasnjëshme në zonën e “granatave”.
Megjithatë, mbrojtësi Italian duhej të priste disa minuta për festën e tij, pasi miratimi në fund erdhi nga sistemi VAR. Kur kronometri po numëronte minutën e 62-të, Miliku ndëshkoi përsëri Torinon e shënoi golin që vendosi fatin përfundimtar të takimit. Juventusi tashmë ndodhet në vendin e tretë në renditje, duke ndjekur Milanin e Interin në tabelë. Bardhezinjtë kanë vetëm 2 pikë më pak se Interi kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Federico Gatti scored his first goal in Serie A, and of course it comes in the Derby della Mole. ??pic.twitter.com/YrR6JT9SIY
— Max Statman (@emaxstatman) October 7, 2023