Një njoftim zyrtar ka ardhur nga Tirana për situatën e fundit që po ndodh te bardheblutë. Klubi kryeqytetas tregon se Orges Shehi është pezulluar nga detyra për shkakun e rezultateve të dobëta, por nga ana tjetër thuhet se klubi do të vazhdojë që ta paguajë në bazë të kontratës duke mos e lënë trajnerin që të fillojë punë në një ekip tjetër.
“Pas shqyrtimit të rrethanave, lidhur me situatën sportive dhe rezultateve te dobëta në të cilën ndodhet klubi aktualisht, bazuar në Kontratën individuale të punës, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur të pezullojë nga detyra trajnerin Orges Shehi. Gjithashtu, klubi njofton se do të vazhdojë marrëdhënien kontraktuale me trajnerin Shehi deri në përfundimin e saj”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/