Klaus Gjasula ka dhënë një intervistë për “Report TV“, ku është pyetur ndër të tjerta edhe për Armando Brojën. Ky u fundit u përfol gjatë përiudhës kur Reja ishte në krye të pankinës së Shqipërisë, se kishtë një karakter të vështirë për t’u menaxhuar. Por Gjasula hedh poshtë këto zëra, teksa thotë se sulmuesi i Chelsea-t jashtë fushe ka një sjellje normale si të gjithë lojtarët e tjerë.
“Jo, është një tip normal si gjithë lojtarët e tjerë. Ka pasur një kohë të vështirë me dëmtimin, ashtu siç kam pasur edhe unë kohën time të vështirë me dëmtimet e mia. Prandaj, nuk kemi pasur shumë kontakt. Por kjo normale që do të ndryshohet në Kombëtare.
Sulmuesi më cilësor? Kemi shumë lojtarë të mirë, që kanë shënuar edhe gola të rëndësishëm. Nuk më takon mua për të thënë cili është lojtari më i rëndësishëm në sulm, apo në mesfushë, apo në mbrojtje. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për Kombëtaren. Që ka Armando kualitetet e veta, atë e dimë të gjithë. Që atë e ka treguar, edhe këtë e kemi parë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm, si shumë të tjerë”, ka thënë Klaus Gjasula./Halit Delibashi-Sport Ekspres/