Armando Broja është rikthyer si titullar te Chelsea për herë të parë që pas atij dëmtimi të pësuar kundër Aston Villa në dhjetor të 2022. Sulmuesi shqiptar ka arritur që të shënojë në ndeshjen kundër Fulham, në atë fitore të marrë me shifrat 0-2. Goli i dytë i realizuar ishte ai i Armando Brojës, ndërsa më poshtë, mund të ndiqni videon me të gjitha rastet kur Armando Broja ka rënë në kontakt me topin, për të gjithë ata që nuk e kanë parë ndeshjen. /Sport Ekspres/