Ryan Hall, një person nga Anglia do ta mbajë mend gjatë ndeshjen mes Tottenhamit dhe Liverpool-it. Për shkak të një gabimi të pabesueshëm të gjyqtarëve, ai mbeti pa shifrën prej 9500 paund nga bastet sportive.
Halli kishte absolutisht gjithçka që i shkonte një bilete perfekte ku kishte vendosur vetëm 10 paund. Ai parashikoi se golat do të shënoheshin nga Cody Gakpo, Heung-Min Son dhe Luis Diaz dhe se Udogie, Bissouma dhe Mac Allister do të merrnin karton të verdhë.
Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, por goli i Luis Diaz u anulua pa arsye. Ishte një gabim i madh i gjyqtarëve, të cilin ata e pranuan pas ndeshjes. Ky nuk është ngushëllim për Hall. Ai kishte një mesazh të qartë për të gjithë pas ndeshjes: “Dikush do të duhet të më paguajë për këtë,” tha Hall. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
A fan had placed a bet (shown below) on the Liverpool vs Spurs game. Every target was achieved apart from Luis Diaz’s goal. If Diaz’s goal stood, he would’ve cashed out over £9000. pic.twitter.com/QEcHWXNwfq
— CentreGoals. (@centregoals) September 30, 2023