“Kishte një matës poshtë fanellës”! Ruço flet për Eros Grezdën: Nuk i ka bërë më shumë se 3-4 kilometra vrap kundër Skënderbeut

Edmond Ruço ka qenë i pakënaqur me paraqitjen e Eros Grezdës në ndeshjen e djeshme mes Skënderbeut dhe Partizanit. Trajneri shqiptar është shprehur në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” se futbollisti i “demave të kuq” nuk i ka plotësuar dot më shumë se 4 kilometra vrapim në fushën e lojës. Një shifër mjaft e ulët për një lojtar të nivelit të Grezdës.

“Lojtari që keni këtu në foto (Grezda), e pashë në një moment loje që ngriti fanellën. Kishte kardiofrekuencmetrin. Po ta pyesësh, ky futbollist nuk ma do mendja se i ka bërë sot 3-4 kilometra vrap. Me atë pozicion që ka ai, normalisht që nuk duhet të bëjë 12-13 kilometra, sepse nuk është mesfushor, është sulmues. Po as ato s’i ka bërë, as ato që i takojnë”, ka thënë Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *