“Kështu thonit edhe për Bajramin, po Asani 28 vjeç e mësoi futbollin“? Debat në emision, Mile: Fati nga i madhi Zot, Asani i bie portës dhe vete topi në trekëndësh

Mënyra e vlerësimit të performancës së lojtarëve ka hapur debat në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora News“. Prezantuesi Altin Sulçe ka debatuar me Vangjel Milen rreth kësaj çështjeje. Si argument ka ardhur edhe mënyra e trajtimit të Bajramit dhe Asanit nga trajnerët e ekipit kombëtar. Trajneri Mile ishte i mendimit se të dy lojtarët nuk janë aktivizuar më parë, pasi nuk kanë qenë në formën që kanë sot. Por ky argument nuk është pranuar nga Sulçja, që nga ana tjetër ka kundërshtuar mendimin e Miles.

Sulçe: “Po ç’është kjo logjikë?! Kështu thonit edhe për Rejën me Bajramin, e fut apo nuk e fut. U fut Bajrami tani, luan futboll“.

Mile: “Po a e di pse u fut Bajrami tani? U fut se është në formën më të mirë. Edhe Asani. Se s’ka qenë kurrë në këtë formë, as Asani, as Bajrami. Kanë ardhur tani po luajnë. Po u jepet haku tamam”.

Sulçe: “Po Asani sot mësoi futbollin, 28-vjeç”?

Mile: “Sot ka ardhur në formën më të mirë. Kur ka qenë te Partizani, nuk e kishte atë formë”.

Sulçe: “ç’janë këto diskutime kështu! Po 28 vjeç o burrë i dheut, nuk ka vajtur në ekipin kombëtar“.

Mile: “Po nuk e ka pasur këtë formë. Ai po i bie portës dhe vete topi në trekëndësh. Është edhe fat nga i madhi Zot. Atij i ka ardhur momenti“.

Sulçe: “I ka ardhur momenti? Më përpara nuk dinte të luantë futboll ai, hë?”

Mile: “Po luante shumë mirë, por ndoshta nuk ka qenë në atë formë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *