Derbi i zjarrtë i Kroacisë mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit. Ndeshja u mbyll me shifrat e ngushta 1-0 dhe u vendos nga Emir Sahiti. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 59.
Topi i shkelmuar me forcë nga portieri shtyhet përpara me kokë nga Trajkovski dhe përfundon në zotërimin e Sahitit. Ky i fundit vrapoi përpara me topin dhe më pas goditi portën. Topi u ndal në rrjetë dhe në tribuna nisi menjëherë festa. Pas golit të shënuar, tifozët e pranishëm në stadium nisën të thërrisnin në kor “Sahiti”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
EMIR SAHITI MAKES IT 1-0 FOR HAJDUK IN THE DERBY AND GETS HIS 2ND GOAL OF THE SEASON!
A goal that will remind a lot of Dinamo fans of that game against Chelsea in Maksimir, Lu?i? to Trajkovski, he flicks it through for Sahiti who makes it 1-0. ?pic.twitter.com/lFOLWAgFDg
— ?? (@TheCroatianLad) October 1, 2023