Skënderbeu ka marrë një fitore të madhe kundër kampionit të fuqi të Superiores, Partizanit. Korçarët ia kanë dalë që të triumfojnë me shifrat 1-0 falë golit të shënuar nga ana e Rashicës në minutën e 82. Një penallti e shkaktuar nga Kocijan dhe Rashica nuk e kishte të vështirë që të mposhte Hoxhën. Para një stadiumi të stërmbushur, korçarët arrijnë që të marrin tre pikë me shumë vlerë duke shkuar në vendin e dytë pas Partizanit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:
Gozdenovic: “Sot ishte një derbi, atmosfera ishte shumë e bukur dhe rivali ishte i fortë. Alia ishte në nivelin e duhur, Partizani e vuri në vështirësi në 25 minutat e fundit. Superiorja ka shumë luhatje sepse nuk ka diferenca të mëdha mes ekipeve. Sot jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur me fitoren”.