Mediat italiane vazhdojnë që të shkruajnë artikuj për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar duhej të ishte zëvendësuesi i Calhangolu, por nuk rezultoi kështu. Trajneri Inzaghi nuk po i jep besim lojtarit të Shqipërisë.
Ajo performancë jo e mirë kundër Sociedad bëri që kritikat të shtoheshin karshi Asllanit. Media e njohur në Itali, “Gazzetta dello Sport”, ka ardhur së fundmi me një artikull. “Kristjan Asllani nuk po e gjen dot kopështin e tij të vogël te Interi. Duhej të ishte një lule që të çelte pak nga pak, por është bërë një gjemb që u shtohet të tjerave”, shkruhet në median italiane.
Gjithashtu në vendin fqinj po raportohet se Interi po shikon në merkato për një tjetër zëvendësues të Calhanoglu, duke shtuar huazimin ose shitjen e mundshme të Asllanit. /Sport Ekspres/