VIDEO/ Serxho Ramosi largohet me “turp” nga Barcelona, autogoli i tij i dha fitoren katalanasve

Serxho Ramosi ka qenë protagonisti kryesor në përballjen e sotme mes Barcelonës dhe Sevijës. Mbrojtësi spanjoll është kthyer atje ku e nisi karrierën e tij si futbollist, por ecuria nuk po i shkon sipas planit. 37-vjeçari ka hyrë sot në fushë si titullar në një përballje mjaft të rëndësishme, kundër rivalit të tij më të madh, Barcelonës.

Por Ramos është larguar me “turp” nga stadium i klubit katalanas. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 76 dhe mban firmën e tij. Shpesh jemi mësuar ta shohim ish-mbrojtësin e Realit të Madridit të shënojë, por rrallë herë në portën e tij. Autogoli i sotëm i ka kushtuar humbjen Sevijës, teksa ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Barcelonën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *