Një “rrufe në qiell të hapur”/ Bejzade largohet në mënyrë të papritur nga drejtimi i Laçit, zbulohet trajneri i ri i kurbinasve

Laçi do të ndërrojë trajnerin për të dytën herë për këtë sezon. Skerdi Bejzade është larguar nga drejtimi i skuadrës. Një vendin që ka ardhur si një “rrufe në qiell të hapur”, duke marrë parasysh faktin se kurbinasit nisën të rimëkëmbeshin nën drejtimin e tij.

Ndërkohë, klubi nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri. “Supersport”-i raporton se Laçi do të ulë në krye të pankinës një emër të njohur të futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Mirel Josën, i cili është një nga trajnerët më të trofeshëm në Shqipëri dhe që ka qenë më parë edhe në krye të skuadrës kurbinase./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *