Një darkë e veçantë ishte ajo e organizuar për trajnerin e Shqipërisë, Silvinjo. Armand Duka, kreu i FSHF, ka takuar Ambasadorin e Brazilit në Shqipëri, Joao Tabajara de Oliveria Junior. Ky takim ishte i vlefshme për Ditën Kombëtare të Brazilit, ku padyshim edhe Silvinjo ndihet jo pak i vlerësuar që e feston në këtë mënyrë, pavarësisht se po jeton prej kohësh në Tiranë.
“Një mbrëmje e këndshme në pritjen e organizuar nga Ambasada e Brazilit në Shqipëri me rastin e Ditës Kombëtare të Brazilit. Së bashku me trajnerin e Kombëtares tonë, Sylvinho dhe ndihmësin e tij, Doriva u takuam me Ambasadorin z. João Tabajara de Oliveira Júnior, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, por më shumë për futbollin e bukur shqiptar dhe atë brazilian. I urova Ambasadorit ashtu si edhe dy trajnerëve tanë brazilianë gëzuar festën e Ditës Kombëtare dhe sa më shumë suksese në të ardhmen!