Barcelona po ecën në rrugën e mbarë drejt rimëkëmbjes nga kriza e madhe që e ka kapluar vitet e fundit. Sezoni i shkuar ishte mjaft pozitiv për blaugranat. Katalanasit u shpallën kampionë të La Ligas, duke përfituar një shumë të konsiderueshme parash. Por, si asnjë herë tjetër në histori, klubi arriti të shiste më shumë se 1 milionë bileta në “Spotify Camp Nou”. Sigurisht që kjo shifër përkthehet në një përfitim të majmë monetar.
Në tërësi, Barcelona ka siguruar 1.259 miliardë euro të ardhura sezonin e shkuar. Ndërkaq, fitimi neto ka kapur shifrën e 304 milionë eurove. Bëhet fjalë për një rekord të ri për klubin katalanas, pasi asnjëherë në histori nuk kanë siguruar të ardhura të tilla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/