Pas intervistës në “Sport Ekspres”, Egbo ka folur edhe në mediat polake sa i përket Ernest Muçit. Sulmuesi shqiptar kulmoi me dy gola të realizuara në ndeshjen kundër Aston Villës, në Conference League. Gjithashtu polakët kanë pyetur Egbon se cila është arsyeja që Silvinjo e lë në stol te Shqipëria. Përgjigja e trajnerit kampion të Tiranës ishte e qartë në “Sportowefakty”: “Formacioni fitues nuk preket”.
“Është vetëm çështje kohe. E vetmja gjë që Ernesti ka nevojë këtu është pak durim. Aktualisht, lojtarët kryesorë janë në formë shumë të mirë dhe Shqipëria po ecën mirë. E thënë në mënyrë klasike: “ju nuk e ndryshoni formacionin fitues”. Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë që në Shqipëri, mes gazetarëve dhe tifozëve, ka gjithnjë e më shumë mbështetës që Muci të marrë më shumë minuta në Kombëtare. Dhe së shpejti do të ndodhi.
Teknika dhe gjuajtja me të dyja këmbët janë pikat e tij e fortë. Gjithashtu fakti që praktikisht nuk ka nevojë për një vrapim për të goditur fort. Ai mund ta bëjë atë pothuajse menjëherë. Dhe ato golat e bukur që shënon në Legia? Nuk ka rastësi në këtë. Të tillë gola i ka shënuar kur e kam drejtuar unë te FK Tirana. Ju lutem, gjeni në internet golin e shënuar nga gjuajtja e lirë në derbin e kryeqytetit, të cilin e fituam 5-1. Ishte një gol i mrekullueshëm. Gjithsesi, ai shënoi dy gola në atë ndeshje.
Celhaka? Ndryshe nga Muci, Celhaka nuk dinte asnjë gjuhë të huaj kur u largua nga Shqipëria. Kjo është një problem. Së dyti, ai u largua shumë herët nga vendi. Për mendimin tim, ai duhet të kishte qëndruar këtu edhe një vit. Por Celhaka është një lojtar i mirë që mund të bëjë më shumë për ekipin e tij në mbrojtje se shumë lojtarë të tjerë. Dobësia e tij është se nuk ka një pasim të mirë. Megjithatë, ai mund të marrë topin dhe t’ia dorëzojë mesfushorit të dytë”, tha Egbo. /Sport Ekspres/