Nedim Bajrami ka qenë protagonist mbrëmjen e sotme. Mesfushori shqiptar shënoi gol në fitoren 1-2 kundër Interit. Paraqitja e tij ishte mjaft pozitive, duke marrë edhe notën 7 nga “Tuttomercatoweb“-i. Notë më të lartë se ai mban vetëm Berardi (8).
“Një paraqitje e shkëlqyer për ish-lojtarin e Empolit. Gjithmonë vigjilent ndaj Calhanoglusë kur nis aksionin. Krahas kësaj pune në fazën e lojës pa top, mesfushori sulmues spikat edhe në kuadër të manovrës sulmuese të jeshilzinjve, sidomos me golin 1-1”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/