Di Biagio duhet të mësojë për historinë e shkruar nga Simon Simoni, harron talentet e vërtetë që ngrohin Dinamon

Dinamo ka shkruar historinë në futbollin shqiptar me një transferim që është vështirë të përsëritet për herë të dytë. Nga Kategoria e Parë, ky klub arriti të transferonte Simon Simonin te Frankfurti në Bundesligë.

Për më tepër që bëhet fjalë për një portier, tregu i të cilëve është shumë herë më i vështirë për të spikatur dhe për të shkuar kaq larg që nga Shqipëria, pa përdorur asnjë trampolinë tjetër. Padyshim që dhënia e besimit në elemente të tilla si në rastin e Simonit, nuk ngrohin apo mbushin arkat e vetëm një klubi si i Dinamos, por sjellin entuziazëm edhe te tifozët shqiptarë.

Kjo pasi këta lojtarë vendosen në shërbim të Kombëtares dhe kryeqytetasit mund të krenohen me prodhimin e tyre. Por kjo duhet mësuar nga Di Biagio që ka çuditur jo pak, veçanërisht duke lënë në harresë një lojtari si Jordi Jaku, i cili po stërvitet me ekipin e të rinjve.

Mesfushori 17-vjeçar është pjesë e të rinjve të Shqipërisë dhe për sa kohë nuk i jepet hapësira lojtarëve të rinj të talentuar, nuk mund të ketë kurrsesi duartrokitje nga ana e sportdashësve “të ftohtë” që nuk janë në mbështetje të flaktë të ndonjë ekipi në veçanti, por të talenteve shqiptarë, futbollit të bukur dhe produkteve që në të nesërmen mund të përdoren nga Kombëtarja jonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *