Zyrtare/ Teuta prezanton trajnerin e ri pas shkarkimit të Longos, shpëtimin e gjen te… Edi Martini

Teuta ka prezantuar sot trajnerin e ri të skuadrës. Nuk ka kaluar shumë kohë nga shkarkimi i Diego Longos dhe tifozët durrsakë njihen me emrin e kreut të ri të pankinës. Në stolin e Teutës do të ulet një emër i njohur për skuadrën bregdetare. Bëhet fjalë për Edi Martinin, i cili në vitet e fundit ka qenë shpesh trajner i klubit Teuta.

“Mirësevjen Edi Martini. Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana” KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, ka njoftuar klubi Teuta përmes faqed zyrtare në “Facebook”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *