“Ndikoi edhe koha, ishim pak të ngadaltë”! Zekic “nuk qesh” as pas fitores në derbi me Dinamon: Pres më shumë nga Partizani

Dinamo u kthye në Superiore ashtu si edhe në sezonin e shkuar, me një super merkato dhe me shumë jehonë për titullin kampion. Por deri tani, ekipi i Di Biagio nuk po tregon asgjë më shumë sesa ai sezon i shkuar në rezultate.

Partizani arriti të fitonte lehtësisht me shifrat 3-1 kundër Dinamos. Bintsouka arriti të shënonte në minutën e 58, teksa i gjendur para portës kundërshtare, nuk mundi të gabonte. Rrapaj dyfishoi shifrat me një super gol nga distanca në minutën e 78, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Da Silva trefishoi shifrat. Në minutën e fundit, Kacorri shënoi golin e nderit nga penalltia. Në fund, Dinamo numëron vetëm një fitore dhe katër humbje në pesë ndeshje. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve në “MCN TV”:

Zekic: “Ishim pak të ngadaltë në pjesën e parë, ndoshta edhe për shkak të kohës, por gjithsesi nuk duhet të flasim shumë për këtë. Nesër do të fillojmë stërvitjen për Tiranën. Në pjesën e dytë reaguam mirë nga ato që u thanë në dhomat e zhveshjes. Jam i kënaqur që disa lojtarë janë rikuperuar, megjithëse nuk janë të gjithë gati. Unë pres më shumë nga Partizani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *