“Tërheq vëmendjen e ligave më të forta dhe të Silvinjos”, media polake e pagëzon Muçin si “perla” e Legias: 2.5 milionë euro? Ofertat do të vërshojnë

Ernest Muçi ka bërë jehonë në mediat polake pas paraqitjes mahnitëse që ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Ligën e Konferencës. Pavarësisht se përballë kishte një ekip që luan në Premier Ligë, kjo nuk e ndaloi sulmuesin shqiptar të çonte dy herë topin në rrjetë dhe t’i jepte fitoren skuadrës së tij. Gazeta “Sport.pl” e ngre në qiell 22-vjeçarin nga Tirana, të cilit i ka kushtuar një shkrim, ku e quan si “perla” e Legias së Varshavës.

“Lehtësia, liria e lëvizjes, ndjesia e mirë e fushës dhe e topit, zgjuarsia – ja si mund të përmblidhen bëmat e Muçit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës. Dhe me paraqitje të tilla, ai tërheq vëmendjen e skautëve të ligave më të forta dhe Sylvinhos, trajnerit të Shqipërisë. Ai thjesht dha një sinjal se duhet t’i jepeshin më shumë shanse.

Kur rezultati ishte 2-1, Muci veproi si një snajper i vërtetë. Që në fillim të aksionit ai po shkëputej nga rivalët, duke treguar një nga pikat e tij të forta, që është shpejtësia. Vëzhgoi lëvizjet e mbrojtësve pranë Paëe? Ëszo?ek, por me siguri të madhe se sëingisti i Legias do të vendoste topin mes tyre dhe do të kalonte te shqiptari. Dhe kështu ndodhi. Ai ruante gjakftohtësinë dhe nuk kishte frikë të dilte ballë për ballë me kampionin e botës, portierin më të mirë të Botërorit dhe portierin e vitit të FIFA-s“, ka shkruar ndër të tjera “Sport.pl”.

Media në fjalë shton se vlera aktuale e Muçit në treg është vetëm 2.5 milionë euro sipas “Transfermarkt”-it, por kjo shifër do të rritet deri në fund të sezonit. Sigurisht që ofertat për lojtarin shqiptar nuk do të mungojnë në fund të sezonit dhe Legia e Varshavës do të përpiqet të mbushë sa më tepër të mundet arkat me shitjen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *