Një lajm i mirë vjen për Shqipërinë! Armando Broja duket më afër se kurrë rikthimit me Chelsea-n pas dëmtimit që e la jashtë për shumë kohë nga fusha e blertë. Trajneri Pochetino ka konfirmuar mundësinë që Broja të kthehet për ndeshjen e radhës, atë pas dy ditëve, kundër Aston Villës.
“Broja mund të kthehet kundër Aston Villës, por vjen pas 9 muajsh larg fushës së blertë. Ne nuk mund të vendosim të gjithë përgjegjësinë te Broja për të shënuar të gjithë golat. Përgjegjësia duhet të jetë mbi ekipin dhe përpjekjet kolektive. Nuk mund të presim që Armando Broja të shënojë me çdo prekje të vetme, ai duhet të ndiejë konkurrencën”, tha Pochetino. /Sport Ekspres/