VIDEO/ Skema e pazakontë e Real Madrid nuk duhet lejuar, ja sesi madrilenët e bën arbitrin që të harronte edhe rregullat e futbollit

Real Madridi arriti të fitonte kundër Union Berlin në shifrat 1-0, në një ndeshje e cila u vendos në minutën e fundit. Ajo që u vu re në këtë takim ishte edhe një skemë e pazakontë e aplikuar në goditjen e këndit.

Dy lojtarë qëndronin gati për ta ekzekutuar atë, Modric dhe Alaba, por më pas zgjidhnin që të luanin me pasim derisa të vinte krosim në drejtim të zonës, që topi të ishte më i rrezikshëm. Por këtu qëndronte edhe një gabim serioz i arbitrit.

Dihet që pozicioni jashtë loje nuk zbatohet në goditjet e këndit dhe momenti kur Modric i lë topin Alaba, nuk mund të jetë i diskutueshëm i parë në këtë prizëm. Por nga ana tjetër, duhet theksuar se sipas rregullave të futbollit, nëse një lojtar del nga vija kufizuese e fushës së blertë, nuk mund të futet dot më pa lejen e arbitrit.

Pra në atë moment kur Modric lë topin për Alaba që ndodhej jashtë vijave të fushës, arbitri duhej të ndalonte lojën, t’i jepte topin Union Berlin dhe nga ana tjetër t’i nxirrte kartonin e verdhë Alabas. Megjithatë kryesori i takimit e ka harruar për një moment rregullin duke qenë se kjo skemë ishte e pazakontë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *