Ekskluzive/ Silvinjo ka gati një tjetër zbulim te Shqipëria, merr për herë të parë sulmuesin nga Serie A

Silvinjo e ka treguar prej kohësh që ka një nuhatje të madhe për zbulimin e talenteve. Trajneri i Shqipërisë ka gati një tjetër risi për Kombëtaren.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sport Ekspres, Silvinjo mund të ftojë edhe Marvin Cunin për ndeshjet e tetorit. Trajneri po e vëzhgon me vëmendje dhe ka mundësi që ftesa të dërgohet për sulmuesin e Serisë A që luan te Frosinone.

Veçanërisht për ndeshjen miqësore që Shqipëria do të ketë kundër Bullgarisë. Megjithatë vendi i Cunit nuk është ende i garantuar pasi kundër Bullgarisë janë disa prej lojtarëve të stolit që duhet të plotësohen me minutat në këmbë, që të kenë edhe ata shansin për të dhënë kontributim e tyre me Kombëtaren. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *