Reali i Madridit e nisi sezonin e ri në Champions League me fitore. Goli i Bellinghemit në minutën e 94-t mjaftoi për t’i dhënë fitoren 1-0 skuadrës spanjolle. Por “los blancos”-at e nisin këtë kompeticion me risi. Reali i Madridit shpik taktikë të re për ekzekutimin e goditjeve nga këndi.
Shepsh herë ishim mësuar të shihnim skema në goditjet e dënimit, por ekipi i Ançelotit po e bën një gjë të tillë edhe në këndoret. Gjatë ndeshjes u pa që pranë topit shkonin dy lojtarë për të shpërqendruar kështu mbrojtësit që qendronin në zonë. Një skemë e tillë është mirëpritur nga një pjesë e tifozëve, ndërsa pjesa tjetër e ka marrë me humor, duke e cilësuar si të padobishëm një veprim të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/