Buzëqeshja është rikthyer në fytyrën e Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar vazhdon të vuajë mungesën e golit me Kombëtaren, por ka mundur të bëjë sot në Spanjë atë që nuk mundi ta bënte dot me fanellën kuqezi. Në minutën e 63-të, Uzuni shfaqet në vendin e duhur e në kohën e duhur dhe e shtyn topin në rrjetën e mbrojtur nga portieri i Gironës.
I pari gol “i vërtetë” në La Liga, teksa në javët e kaluara arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Granada është duke humbur me shifrat 1-3, por goli i Uzunit mund të shërbejë si shkëndijë për të provuar mrekullinë në fushën e lojës. Në tërësi dy gola të shënuar deri më tani në La Liga për lojtarin beratas, që duket se po ecën në rrugën e duhur në elitën e futbollit spanjoll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Goal! | Myrto Uzuni | Granada 1-3 Gironapic.twitter.com/RTkmPTa1tM
— FootColic ?? (@FootColic) September 18, 2023