“Nuk doja të pësonim gol në këtë ndeshje”! Orges Shehi flet pas fitores së Tiranës kundër Kukësit: Jemi vetëm në javën e 4 të Superiores

Tirana ka arritur një tjetër fitore në Superiore, këtë herë kundër Kukësit. Bardheblutë ia kanë dalë që të fitojnë me shifrat 1-2. Goli i parë u realizua nga ana e Hilës pas një goditje këndi. Mesfushori i Tiranës përfitoi në atë moment dhe arriti që të tund rrjetën në minutën e 50.

Goli i dytë erdhi pas një vallëzimi me topin të Liridon Latifit, që pasoi bukur në zonë dhe atje Albi Doka do të gjente të dytin për Tiranën. Në sekondën e fundit, Beshiraj ngushtoi diferencat, por për Kukësin nuk kishte kohë për një aksion tjetër. Kështu verilindorët mbajnë vendin e fundit me 0 pikë dhe Tirana mban vendin e parë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Orges Shehi: “Kërkuam që në këtë ndeshje të mos pësnim, por e pësuam në fund. Na vjen keq. Me rëndësi është që të merrnim tre pikët. Na penalizoi edhe pak terreni, nuk mund të luanim shpejt dhe me një takimi. Jemi vetëm në javën e 4, do të vijmë në rritje nga java në javë. Hoxhallari ishte shumë më mirë nga ndeshjet e tjera, ishte më agresiv. Doka ka bërë ndeshje të mirë, Abazaj është element i mirë gjithashtu, e alternojmë me Kainën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *