VIDEO/ Tentoi të tallej me shqiptarin! Portieri në MLS i tha se nuk kishte bo.. të shënonte, Xherdan Shaqiri e hedh në krahë tjetër dhe i thotë…të hesht

Pas Xhakomo Vrionit, një tjetër shqiptar realizoi në MLS. Këtë herë ishte Xherdan Shaqiri që tundi rrjetën në ndeshjen e Chicago Fire, kundër Minessota. I gjendur në stol, Shaqiri u aktivizua në fushë në minutën e 66. Vetëm tre minuta më vonë do të akordohej një penallti për Chicago Fire. Ishte Xherdani që mori përsipër ekzekutimin, teksa portieri i Minessota, nisi lojën psikologjike. “Ti nuk ke bo.. të shënosh gol”. Kështu u shpreh gardiani kundërshtar, por zgjodhi njeriun e gabuar për të bërë këtë lojë.

Dy herë fituesi i Champions League, shtatë herë fitues i kampionateve në Europë dhe njeriu që bëri shqiponjën pas golit me Serbinë, ka përballuar presione shumë herë më të mëdha sesi shënimi i një goli nga penalltia në MLS. Sigurisht, Shaqiri realizoi duke hedhur topin në një krahë dhe portierin në tjetrin, ndërsa më pas i sygjeroi që të…heshte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *