Chelsea po zhvillon miqësoret para sezonale ku po përgatitet që Pochetino të krijojë një ide për ekipin, përpara se të fillojë kampionati në Premier League. Tema më e nxehtë është ajo e sulmuesve, nëse londinezët do i duhet që të marrin edhe një tjetër futbollist ose jo.
Për këtë arsye Pochetino e kërkoi Armando Brojën me ngulm në turin përgatitor. Sipas informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, lojtari është gati që të luajë, por ishin mjekët e Chelsea-t që i kërkuan të evitojë udhëtimet e gjata.
Kështu Broja qëndroi në Cobham, qëndrën stërvitore të Chelsea-t. Megjitahtë sulmuesi i Shqipërisë kërkon që t’i bashkohet londinezëve që të paktën të luajë miqësoren e fundit kundër Dortmundit, përpara se të nisin ndeshjet zyrtare.
Këtë ide e mbështet së tepërmi edhe Pochetino, pasi kërkon ta shoh Brojën në një takim përpara se të marrë vendimin përfundimtar nëse do t’i kërkojë drejtuesëve të klubit edhe një sulmues tjetër në merkaton e verës. Tifozët e Shqipërisë duhet të qëndrojnë me “zemrën në duar” teksa po afrojnë finalen e Kombëtares në shtator, pasi mjekët e Chelsea-t nuk po i japin ende garanci maksimale Brojës.
Ata i frikësohen një tjetër dëmtimi pas këputjes së ligamenteve dhe për këtë arsye do të duhet edhe pak kohë deri në marrjen e vendimit përfundimtar, nëse Broja do të udhëtojë për të luajtur kundër Dortmundit ose jo. /Sport Ekspres/