Lindon Emërllahu është një prej lojtarëve të Ballkanit që ka përjetuar një ngritje në karrierë pas ardhjes së Ilir Dajës si trajner. Futbollisti nuk ngurroi që ta pranonte në intervistë: “Ilir Daja më ndryshoi jetën”.
Tani vjen edhe oferta që mund t’i ndryshojë karrierën mesfushorit të Ballkanit. “Gazeta Blic” raporton se Ludogorest ka ofruar 1 milionë euro për kartonin e këtij lojtari. Pasi u përballën në Champions League, ekipi bullgar ka shprehur interesin për të marrë futbollistin e Ballkanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/