“Asllani vjen dhe i jep fanellën trajnerit dhe magazinierit”! Te Empoli tregojnë sesi ekipi është kthyer në familje të madhe: Futbolli nuk është një top që rrotullohet

Te Empoli funksionojnë si të jenë një familje e madhe. Ekipi është më shumë sesa thjeshtë disa lojtarë që vrapojnë për të ndjekur topin e futbollit. Këtë e ka shpjeguar edhe drejtuesi i sektorit të të rinjëve te Empoli, Matteo Silvestri. Ai tregon sesi lojtarë si Asllani që janë larguar në ekip tjetër kur kthehen te Empoli, ndihen si në shtëpinë e tyre.

“Asllani, Rici, Viti, ndihen si në shtëpinë e tyre. Kur vijnë që të luajnë kundër Empolit, e kupton se çfarë kënaqësie ndiejnë kur vijnë këtu. Sa gjejnë mundësinë për të ardhur, vijnë dhe i japin një fanellë trajnerit, magazinierit. Këtu funksionon si një familje e madhe, futbolli nuk është një top që vetëm rrotullohet. Ne kujdesemi për çdo detaj”, tha Silvestri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *