Struga e Shpëtim Duros ka marrë fitoren e parë në Europë. Kampionët e Maqedonisë së Veriut arritën të fitonin kundër Buducnostit me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Besart Ibrahimit.
36-vjeçari do të arrinte të realizonte në minutën e 30. Ky gol mbeti në fuqi deri në fund të takimit, teksa Struga do të kërkojë që të menaxhojë fitoren në ndeshjen e kthimit. Shpëtim Duro ka shumë eksperiencë mbi shpatulla dhe e ka kryer me sukses një mision të tillë më parë, për ta afruar Strugën me turin e tretë të Conference League. /Sport Ekspres/