Trajneri i Beshiktashit ka folur para ndeshjes me Tiranën. Gunes kishte vlerësime të mëdha për bardheblutë duke u shprehur se kundërsulmi i tyre është i rrezikshëm dhe njëkohësisht tregoi se shqiptarët janë më të lirshëm kur luajnë në transfertë.
“Kemi pasur një stërvitje intensive. Nesër ne do të luajmë ndeshjen e parë zyrtare. Tirana është një ekip që luan mirë në kundërsulm. Atje ka disa lojtarë që ne i njohim. Te Tirana luajnë më mirë në transfertë. Presim një ndeshje të vështirë nesër, por besojmë që kemi mundësinë dhe kualitetin për të kaluar më tej. Duam të marrim rezultate të mira në të dy ndeshjet dhe të vazhdojmë më tej”, tha Gunes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/