Erzeni ka një president të ri! Ali Kasa do të jetë kreu i ri i ekipit nga Shijaku. Një epokë e re po nisë me biznesmenin shqiptar. Marrëveshja është arritur me sukses me shoqatën e Erzenit dhe Bashkinë e Shijakut.
Pavarësisht dyshimeve që u krijuan për Erzenin dhe sezonin e ri në Superiore, tani tifozët shijakas mund të jenë optimist. Projekti i Kasës është shumë ambicioz dhe do të fillojë që me infrastrukturën, me ndërtimin e një qendre sportive stërvitore. /Sport Ekspres/