Arda Guler ka tërhequr një vëmendje të madhe mediatike me transferimin te Reali i Madridit. Talenti turk braktisi Barcelonën për “los blancos” dhe menjëherë nisi të dëshmonte në stërvitje përse gjigantët spanjoll investuan te ai. Driblimet dhe golat e tij në seancat stërvitore u bënë virale në rrjetet sociale, duke lënë në hije edhe Bellinghamin.
Por pas disa javësh, Guleri ka parë fytyrën e vërtetë të Realit të Madridit. Mesfushori turk përpiqet të driblojë Rudigerin, por ky i fundit e ndjek nga pas dhe ia merr topin me lehtësi të madhe, duke përdorur edhe fizikun e tij. Sigurisht që seancat stërvitore do të vështirësohen ndjeshëm dhe tashmë 18-vjeçari duhet të japë më shumë nga vetja nëse dëshiron që të gjejë një vend në planet e Ancelotti-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
I know Arda Guler is not feeling well because of Rudiger, get him out of the club ????pic.twitter.com/MXAL0H1lDf
— Orlando ? (@starboyorlando_) July 22, 2023