I duhet vetëm një ndeshje! Afrimi i ri i Shqipërisë zgjidhet lojtari më i mirë në Rusi, i bëri të gjitha kundër Lokomotivës së Moskës

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë në Rusi. Afrimi i ri i Shqipërisë ka arritur që të realizojë gol dhe të jap asist kundër Lokomotivës së Moskës. Për fatin e keq të sulmuesit, Rubin Kazani nuk ka arritur të fitojë duke barazuar 2-2 në transfertë.

Menjëherë pas ndeshjes, Daku është përzgjedhur si lojtari më i mirë i takimit. Një arritje jo e vogël karshi Lokomotivës së Moskës, teksa lojtari shqiptar tregon se nuk i duhet aspak kohë për përshtatje duke thënë fjalën e tij menjëherë në Rusi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *