Orges Shehi tregon si Tirana mundi Dinamo Batumin dhe çfarë pritet me gjigandët e Turqisë: Beshiktashin, duhet ta shijojmë…

Orges Shehi arriti të kualifikonte Tiranën në turin e dytë të Conference League. Bardheblutë eliminuan Dinamo Batumin dhe tani do të përballen me Beshiktash. Trajneri i Tiranës ka treguar sesi i mposhti gjeorgjianët dhe ka folur sesi duhet të merret ndeshja e turit të dytë, sipas asaj që raporton “Supersport”.

“Kualifikim i rëndësishëm, përballë një kundërshtari që realisht ka vlera. Në minutat e fundit na rrezikuan dhe futën nën presion, edhe për shkak të atmosferës së tifozëve dhe cilësisë. Jemi të lumtur që kaluam turin. Po mendojmë të ndërtojmë një skuadër të mirë edhe për vazhdimësinë.

Frikë në minutat e fundit? Gjatë minutave të fundit ndryshuam vendosje. Edhe për shkak se kundërshtari shtoi forcat në zonën tonë. U bëmë me 3 qendra, për të mos lejuar krosimet e tyre. Që të ishim ne Zotët e ajrit. Ana psikologjike ishte në favor të kundërshtarit në minutat e fundit.

Besiktasi? Ne e dinim që kur u hodh shorti që do të kishim përballë një nga ‘gjigantët’ e futbollit turk. U kërkova lojtarëve që duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë tur. Që të shijojmë pastaj përballjen me këtë kundërshtar”, tha Shehi. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *