Etrit Berisha i kthehet në hall të madh Torinos, portieri shqiptar refuzon ofertën e kësaj skuadre në Turqi

Etrit Berisha vazhdon që të jetë pjesë e Torinos. Pavarësisht se këta të fundit e përjashtuan që në gjysmën e sezonit, portieri shqiptar nuk kërkon të nxitojë. Së fundmi, gardiani i Kombëtares ka refuzuar një ofertë në Turqi.

Karagmuruk kërkonte që ta transferonte në elitën e futbollit turk, por Berisha ka refuzuar. Ai kërkon që të mbetet ende pjesë e futbollit në Itali, me Reggina, Spezia dhe Salernitana që kanë shprehur interesim. Megjithatë asnjë nga këto oferta nuk e ka kënaqur Berishën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *