Ofendoi shqiptarët para udhëtimit në Shkodër, trajneri i Linfield përtyp fjalët pas ndeshjes: U sollën të gjithë shumë mirë, nuk kisha qenë këtu më parë

Linfield arriti të kalonte më tej në Conference League duke eliminuar Vllazninë. Pas asaj humbje 3-1 në ndeshjen e parë, shkodranët u kthyen të fitonin në Shkodër 1-0, por pa arritur që të kalojnë më tej. Në një reagim të fundit, trajneri i Linfield, Healy, i ka falenderuar shkodranët për mikëpritjen.

Para se të nisej për në Shkodër, tekniku i Linfield foli keq për shqiptarët duke kujtuar një ndeshje miqësore që kishte zhvilluar disa vite më parë kundër Kombëtares tonë, teksa u shpreh se nuk kishte gjetur asnjë pajisje për stërvitje. Gjithashtu Healy paralajmëroi lojtarët e tij që të ishin të përgatitur edhe për sendet që mund të hidheshin nga tribunat.

“Ne nuk ishim në momentin tonë më të mirë për kontrollin e topit. Dua të përgëzoj lojtarët për shpirtin e sakrificës dhe për vlerën e tyre. Portieri ynë bëri dy pritje në pjesën e parë që ishin momente kyçe. Lojtarët e kanë mbaruar punën e tyre tani. Kam folur edhe me trajnerin e Vllaznisë pas ndeshjes së parë. Këtë herë u tregua shumë kurajoz. Më parë kemi pasur disa udhëtime që kemi hasur disa vështirësi sa i përket shërbimeve, por këtu shkoi gjithçka mirë. Na kanë ndihmuar shumë të gjithë, edhe njërëzit që punonin te hoteli. Nuk kisha qenë më parë këtu”, tha Healy. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *