Tirana arriti që të fitonte ndaj Dinamo Batumit në transfertë. Bardheblutë ia dolën me shifrat 1-2 pas atij barazimi 1-1 në Air Albania. Kjo humbje ka lënë shije shumë të keqe tek gjeorgjianët, të cilët nuk mund ta përtypnin dot. Trajneri Gegauchadze i Batumit e ka cilësuar si një dështim këtë eliminim.
“Është shumë e vështirë të flasësh për arsyet e këtij dështimi tani. Ne të gjithë shpresonim që të kalonim më tej, tifozët po ashtu e prisnin një gjë të tillë. Nuk arritëm që të përmbushnim misionin me sukses. Kemi humbur shumë pasi na u largua Altunashvilli në verë dhe nuk e kemi gjetur zëvendësuesin e tij”, tha trajneri i Batumit. /Sport Ekspres/