Ekipi i parë shqiptar që kalon turin është ai i Dukagjinit. Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Europës në shifrat 2-3. Skuadra e Kosovës ishte dukshëm favorite karshi rivalit nga Gjibraltari.
Ndërkohë ndeshja e parë kishte përfunduar me fitoren e Dukagjinit në shifrat 2-1. Në ndeshjen e sotme dopieta e Zulfiu Iljasa dhe Arbër Shala mjaftuan për të vendosur historinë e ndeshjes. Pas eliminimit të Partizanit, Strugës dhe Ballkanit, është Dukagjini që gjen turin e dytë në Conference League. /Sport Ekspres/