“Ia ndaluam Ballkanit lojën e futbollit”! Trajneri i Ludogorest: Humbëm se e nënvlerësuam ndeshjen e parë, por jo më kot ishin në grupet e Conference League

Ludogorest arriti që të kalojë më tej në turin e dytë të Champions League. Bullgarët përmbysën Ballkanin teksa pas humbjes 2-0 në Kosovë, fituan 4-0 në shtëpinë e tyre. Trajneri Petev është shprehur se humbja e parë erdhi edhe për shkak të nënvlerësimit.

“Kishte pak nënvlerësim në ndeshjen e parë. Nuk është aksident që Ballkani luajti në grupet e Conference League, lojtarët tanë e menduan pak më të lehtë. Problemi tjetër ishte ana fizike. Dje nuk e lejuam Ballkanin që të luante futboll. Në sezonin e shkuar, ata luajtën disa ndeshje me shumë kualitet”, tha Petev. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *