Talenti i Shqipërisë nuk ndalet me golat, shënon një tjetër në miqësore pasi u transferua te ekipi i Serisë A

Marvin Cuni është transferuar te Frosinone në Serinë A. Afrimi i talentit shqiptar te kjo skuadër ishte një dëshirë e trajnerit. Duket se ky futbollist do të jetë pjesë e rëndësishme për Frosinonen në sezonin e ardhshëm.

Pas dy golave në ndeshjen e parë miqësore, Cuni ka shënuar edhe një tjetër gol. Këtë herë në miqësoren e fituar me shifrat 10-0 kundër Ferenetinos. Në minutën e 24, Cuni do të shënonte golin e dytë të takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *