Një lajm mbi merkaton e legjionarëve tanë ngriti edhe më shumë temperaturat në këto ditë të nxehta. Bayern Munchen interesohet për Thomas Strakoshën! Bavarezët kërkojnë që të zëvendësojnë Neuer dhe sipas Sky, ka dy emra në horizont.
Fillimisht është Thomas Strakosha dhe më pas kandidatura e dytë është Dominik Kotarski. Ky i fundit është pjesë e PAOK dhe në sezonin e kaluar ka zhvilluar 41 ndeshje. Më herët kroati ka qenë pjesë e Gorica dhe Ajax Amsterdam. Tashmë mbetet të shihet nëse Bayern do të zgjedh transferimin e Strakoshës apo të Kotarskit. /Sport Ekspres/