“Futbolli në Shqipëri është me nivel, lojtarët e tyre i duan në ekipe të mira”! Ish-trajneri i Bjellorusisë paralajmëron Bate Borisov: Partizani nuk është aq i lehtë…

Bate Borisov arriti të barazonte kundër Partizanit në ndeshjen e parë. Bjellorusët kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e dytë, e cila do të zhvillohet në Hungari pasi UEFA i ka dënuar ekipet bjelloruse. E gjitha kjo ka ardhur për shkak se ky shtet është përfshirë në luftën me Ukrainën.

Ish-trajneri i U-21 të Bjellorusisë, Lyudas Rumbutis, i ka paralajmëruar te Bate Borisov se nuk do ta kenë kaq të lehtë për kualifikim. “Futboll është në një nivel të mirë në Shqipëri. Lojtarët aty kërkohen nga ekipe të mira, në kampionate të mira. Nuk mund të them që Partizani është një ekip kaq lehtë i kalueshëm.

Bate luajti mirë në ndeshjen e parë, por Partizani do të fitojë formën e duhur për shkak të asaj ndeshje të parë që bëri. Mesa dëgjova unë, Partizani kishte luajtur vetëm dy ndeshje para Bates. Por pa ndeshje zyrtare është e vështirë që të kapësh nivelin e duhur, ndeshja e dytë do të jetë shumë herë më e vështirë”, tha Rumbtuis. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *