Adrion Pajaziti shihet si një nga talentet më premtues të Shqipërisë. Lojtari 20-vjeçar është pagëzuar edhe si Demollari i ri për shkak të cilësive të ngjashme me të. I rritur te Fulhami, talenti shqiptar provoi veten në futbollin e të rriturve duke u transferuar në radhët e Haugesundit.
Përshtatja po shkon mirë për Pajazitin, i cili sot dha asistin e golit të shënuar që në minutën e tretë të takimit. Megjithatë skuadra e tij doli me humbje nga stadiumi, duke u mposhtur me shfirat 2-1 nga Bodo-Glimti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Adrion Pajaziti ???????????(2002) with the assist for the opener!pic.twitter.com/36LDXzUHyR
— Football Report (@FootballReprt) July 16, 2023