Nuk mbarojnë vështirësitë financiare për Barcelonën, katalanasit gjobiten nga UEFA

Barcelona gjendet prej kohësh në një krizë financiare, nga e cila nuk po e gjen dot rrugën e daljes. Katalanasit kanë pasur vështirësi në afrimin e lojtarëve, duke qenë se nuk kanë potencialin e duhur ekonomik për të joshur futbollistët e tjerë.

E si për të mos mjaftuar situata në të cilën ndodhen, drejtuesit e klubit hasen edhe me një gjobë nga UEFA. Qeveria europiane e futbollit ka gjobitur me 500 mijë euro Barcelonën për shkak të shkeljes së “fair play”-t financiar. UEFA ka gjetur parregullsi në deklarimin e të ardhurave, prandaj ka vendosur të dënojë me gjobë klubin e njohur të La Ligas. Të njejtin fat kanë pasur edhe Manchester United (300 mijë euro), Konyaspor (100 mijë euro) dhe PAOK-u (100 mijë euro)./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *