Joan Laporta po përpiqet të ndërtojë një grup konkurues për sezonin e ardhshëm, pavarësisht problemeve financiare në të cilat është zhytur Barcelona. Presidenti i klubit katalanas ndihet i kënaqur me organikën e lojtarëve që Ksavi ka në dispozicion.
Sipas kreut të Barcelonës, ekipi i tij është më i mirë në çdo aspekt krahasuar me Realin e Madridit. “Jam shumë i kënaqur me ekipin tonë. Ne jemi, si kolektivisht, ashtu edhe individualisht, më të mirë se Reali i Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/