FIFA ka vendosur të bllokojë merkaton e Al Nassr-it këtë verë. Si rrallë kush mund ta besojë, shkak janë bërë paratë. I vetmi aset t cilin klubi arab e ka shpenzuar pa kriter vitin e fundit kthehet në pengesë për ta.
Megjithëse kanë shpenzuar miliarda me pagat e lojtarëve, ku përmendim Ronaldon dhe Brozoviçin, drejtuesit e Al Nassr-it po kursejnë 460 mijë euro që i detyrohen Leeds-it. Bëhet fjalë për bonuset të cilat duhet t’i shlyenin klubit anglez pas transferimit të Musasë në vitin 2018./Halit Delibashi-Sport Ekspres/