“Uroj që Hoxhallari dhe Doka të jenë si dikur”! Shehi vlerëson merkaton e klubit: Meriton respekt, këta lojtarë i do tifozeria

Orges Shehi ka folur para ndeshjes që do të ketë Tirana në Conference League. Bardheblutë do të përballen në turin e parë të Conference League kundër Dinamo Batumit. Kjo ndeshje shihet me shanse të barbarta, ndërkohë në konferencën për shtyp, trajneri i bardhebluve ka vlerësuar merkaton e bërë nga klubi.

“Tirana? Kemi shumë ndryshime në skuadër, mund të jetë më e re se ajo që patëm sezonin e kaluar. Edhe pse nuk është kohë e mjaftueshme që lojtarët të njihen me njëri tjetrin. Në fundin e sezonit vuajtëm shumë nga dëmtimet. Abazaj dhe Lushkja janë plotësisht të gatshëm, janë 100% të rikuperuar.

Hoxhallari ka qenë pikë kyçe e jona, ka pasur rëndësinë e vet në skuadër. Jam me idenë që flamujt e një skuadre duhet të mbeten gjatë aty. Ai ka pothuajse gjithë jetën tek Tirana. Klubi meriton respekt që arriti të përmbushë kërkesat e tij dhe të Dokës. Dhe është mirë kur vijnë futbollistë që e njohin ekipin dhe që i do tifozeria. Shpresoj të japin të njëjtin kontribut që kanë dhënë dikur”, u shpreh Shehi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *